Rreth nesh

Jemi të rinj në treg, megjithatë, brenda disa muajve, kemi fituar një pozicion të rëndësishëm në këtë fushë. Ne punojmë ngushtë me nevojat e klientit dhe për këtë arsye, morëm iniciativën për të lehtësuar njerëzve në punët e shtëpisë duke ofruar ushqimin më të freskët me një klikim të vetëm. Vizioni ynë është i thjeshtë por shumë i qartë, sepse kënaqësia e klientit është puna jonë parësore. Ne dëshirojmë të kursejmë kohën dhe energjinë e njerëzve duke dërguar artikujt e porositur në adresën e dhënë. Sistemi ynë është projektuar nga ekspertë dhe klientët e kanë të lehtë për ta përdorur.


 
Ne besojmë se shërbimi cilësor është faktori i pamohueshëm i çdo biznesi, kështu që nuk bëjmë kompromise në shërbim. Është e rëndësishme të mirëpresim inovacionet e kësaj ere të re dhe kjo është një arsye për të cilën ofrojmë mjetin më të lehtë për porositjet online. Zhvillojmë sesione trajnimi për përmirësimin e aftësive të personelit tonë. Klientët tanë mund të gjejnë pa fort mund restorantet e tyre të preferuara në platformën tonë, sepse jemi zgjedhja e parë e shumicës së top restoranteve. Dëshironi të mësoni më shumë rreth nesh? Na dërgoni një email dhe mësoni më shumë për Takeaways Kosova.